Yll Limani ka vendosur t’u përgjigjet kërkesave të shumta të fansave, duke rikthyer në vëmendje një prej këngëve të njohura të Bertan Asllanit. Këngëtari ka bërë të ditur se do të publikojë një version të ri të këngës “Akoma të du”, përmes një njoftimi në InstaStory, ku ka zbuluar edhe orën kur projekti do të jetë i disponueshëm në YouTube.

“E keni lyp shumë ‘Akoma të du’, n’18:00 e keni n’YouTube”, ka shkruar Ylli, duke lënë të kuptohet se ky publikim vjen pikërisht pas interesit të vazhdueshëm të publikut.

