Reshjet e dendura të shiut dhe prurjet e shumta të ujit kanë sjellë probleme në Theth, ku ujërat e përrenjve kanë dalë nga shtrati dhe kanë vërshuar drejt disa bizneseve turistike. Si pasojë e prurjeve të mëdha, uji ka depërtuar në ambientet pranë disa bujtinave, duke krijuar vështirësi për bizneset në zonë. Situata rëndohet edhe nga ndërprerja e energjisë elektrike, pasi Thethi prej rreth 24 orësh vijon të jetë pa drita.