• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat që ndezën luftën Shqipëri-Greqi, Odise Dhima përfundoi në pranga për doping, ja cila ishte “viktima” e tij e fundit shqiptare!

by A. Q
13/11/2026 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vëllai i Pirro Dhimës u arrestua në Greqi, nën dyshimet për një aktivitet të paligjshëm me substanca dopingu.

Katër vite më parë, Elez Gjoza e akuzonte për rastin e peshëngritëses shqiptare Evangjeli Veli, akuza që shkaktuan një përplasje të fortë me familjen Dhima dhe që sot marrin një tjetër dimension.

Një histori që prej vitesh shoqërohej me akuza të forta, përplasje mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe kërcënime për gjyqe, rikthehet në qendër të vëmendjes. Odise Dhima, vëllai i ish-kampionit olimpik Pirro Dhima, është arrestuar në Greqi, i dyshuar për përfshirje në një aktivitet të paligjshëm të furnizimit të sportistëve me substanca dopingu.

58-vjeçari u vu në prangat e policisë greke pas një hetimi të kryer në bashkëpunim me Organizatën Helenike Antidoping dhe Organizatën Kombëtare të Barnave. Sipas autoriteteve, ai dyshohet se furnizonte sportistë me preparate të ndaluara për të rritur artificialisht rezultatet e tyre sportive, aktivitet që dyshohet se e kryente prej vitesh.

Gjatë kontrolleve në banesën e tij dhe në ambiente sportive në Atikë, policia sekuestroi 871 tableta dhe ampula me substanca të dyshuara si të paligjshme, 15 mijë euro cash, 17 kartela sportistësh, shënime dhe një telefon celular që do t’i nënshtrohet verifikimeve të mëtejshme. Hetuesit kanë zbuluar gjithashtu një rast të administrimit të një substance të ndaluar te një sportist i mitur gjatë një gare, informon TCH.

Por arrestimi i tij merr një domethënie të veçantë për sportin shqiptar, pasi emri i Odise Dhimës ishte përmendur publikisht edhe katër vite më parë, në një prej rasteve më të bujshme të dopingut në peshëngritjen shqiptare. Pas çështjes së Evangjeli Velit, presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, drejtoi gishtin nga Odise Dhima, duke e konsideruar peshëngritësen shqiptare, e cila jetonte dhe stërvitej prej vitesh në Greqi, viktimë të veprimtarisë së tij të dyshuar.

Akuzat shkaktuan një reagim të ashpër nga Pirro Dhima. Në një intervistë për Top Channel, ish-kampioni olimpik, në atë kohë zëvendëspresident i Federatës Botërore të Peshëngritjes, i hodhi poshtë deklaratat e Gjozës dhe paralajmëroi se do ta çonte atë në gjyq, së bashku me të vëllanë, për shpifje. Ai deklaroi se do ta ndiqte çështjen edhe në institucionet ndërkombëtare të peshëngritjes dhe antidopingut. Katër vite më vonë, situata merr një tjetër zhvillim.

Odise Dhima nuk është më vetëm emri i përmendur në akuzat publike të drejtuesit të peshëngritjes shqiptare, por tashmë është zyrtarisht person nën hetim nga autoritetet greke për një aktivitet të dyshuar të paligjshëm me substanca dopingu.

Arrestimi i tij nuk përbën provë përfundimtare për përfshirjen në rastin e Evangjeli Velit, por pa dyshim i jep një tjetër peshë akuzave që Elez Gjoza kishte bërë vite më parë. Një histori që nisi me një peshëngritëse shqiptare, përfshiu dy federata dhe vuri përballë njëri-tjetrit emra të njohur të sportit në Shqipëri dhe Greqi, sot rikthehet me një hetim penal në Athinë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzat që ndezën luftën Shqipëri-Greqi, Odise Dhima përfundoi në pranga për doping, ja cila ishte “viktima” e tij e fundit shqiptare!

Akuzat që ndezën luftën Shqipëri-Greqi, Odise Dhima përfundoi në pranga për doping, ja cila ishte “viktima” e tij e fundit shqiptare!

November 13, 2026
Detajet e operacionit në Fier, arrestohen Arben Voja dhe 3 ish-vartësit e Kadastrës! SPAK e hetonte edhe për një çështje tjetër, 9,5 mln lekë…

U arrestua dje për tjetërsimin e tokave në Fier, Arben Voja shtrohet me urgjencë në spitalin që drejtonte, shkak problemet kardiake!

November 13, 2026
Rusia tërbon Evropën, kërkesa të çmendura gjatë negociatave: Finlanda jashtë NATO-s dhe jo baza të NATO-s në shtetet baltike!

Rusia tërbon Evropën, kërkesa të çmendura gjatë negociatave: Finlanda jashtë NATO-s dhe jo baza të NATO-s në shtetet baltike!

November 13, 2026
Aksident dramatik në Selenicë, shoferi humb kontrollin e makinës dhe përmbyset pas daljes nga rruga, shkak dyshohet se u bë…

Aksident dramatik në Selenicë, shoferi humb kontrollin e makinës dhe përmbyset pas daljes nga rruga, shkak dyshohet se u bë…

November 13, 2026
Alarmi kibernetik/ “Sistemet e bankave në Shqipëri të ekspozuar ndaj sulmeve”- Nini: Duhet një ministri për sigurinë e bizneseve!

Alarmi kibernetik/ “Sistemet e bankave në Shqipëri të ekspozuar ndaj sulmeve”- Nini: Duhet një ministri për sigurinë e bizneseve!

November 13, 2026
Maratona e Tiranës, ja rrugët që do të bllokohen sot në kryeqytet

Të dielën zhvillohet Maratona e Tiranës, bllokohen dhjetëra rrugë! Ja se si do të devijohet qarkullimi dhe transporti urban

November 13, 2026
Pas takimit të Ramës me Mark Rutte në Bruksel, rikonfirmohet se Tirana do presë Samitin e NATO-s më 2027-ën!

“Reuters”: Faktorët që vunë në pikëpyetje mbajtjen e Samitit të NATO-s në Tiranë! Europa nuk do që të përballet me Trump dhe…

November 13, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

“Politico”: Besimi te SHBA po bie, 7 në 10 evropianë mbështesin krijimin e një ushtrie të Bashkimit Evropian!

November 13, 2026
Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte, ndërron jetë elektricisti në Divjakë

Era e fortë shkakton dëme në rrjetin elektrik në Korçë, 6 fshatra në Lekas mbeten pa energji!

November 13, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

Integrimi/ BE shqyrton sot tre kapitujt e tjerë të negociatave me Shqipërinë, ja cilët janë!

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In