Pa diskutim i kënaqur për suksesin ndaj Finlandës u shfaq edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Në një reagim në rrjetet e tij sociale, Duka vlerësoi paraqitjen e ekipet dhe atmosferën e krijuar në stadium:

“Kjo mbrëmje nuk mund të ishte më e bukur se kaq! As fitorja nuk mund të kishte shije më të veçantë sesa sonte, në një stadium të mbushur me gati 22 mijë tifozë shqiptarë. Urime çuna, urime stafit për këtë sukses! Edhe një sforco të dielën kundër Bjellorusisë, për ta mbyllur këtë rrugëtim ashtu siç duhet dhe për të festuar së bashku”, shkruan Duka ndër të tjera në postimin e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: