Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk e përjashton ndërhyrjen ushtarake në Kubë dhe se dëshiron ta zgjidhë këtë çështje para përfundimit të mandatit në vitin 2029.
Në një intervistë telefonike për Hugh Hewitt të Salem News Channel, ai tha se administrata e ndjek situatën nga afër dhe e përshkroi ishullin si një shtet të dështuar.
Sipas Politico, është hera e parë që Trump vendos një afat kohor për një operacion të mundshëm ndaj Kubës.
Ai përmendi edhe sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, prindërit e të cilit janë me origjinë kubaneze duke thënë se ai do ta dëshironte një ndërhyrje të tillë.
Trump shtoi se do të donte ta bënte këtë për kubanët që erdhën në Amerikë dhe u trajtuan keq.













