Ernest Muçi shënoi një supergol për të zhbllokuar sfidën Shqipëri-Finlandë.
Ishte minuta e 35-të, kur fenomeni i Kombëtares shqiptare e dërgoi topin në rrjetë.
Trabzonspori i kushtoi një postim Muçit.
“Urime për futbollistin tonë Ernest Muçi, i cili shënoi golin e parë për skuadrën e tij në ndeshjen ku Shqipëria mposhti Finlandën 2-0 në Ligën e Kombeve”.
Në postim vërehet edhe një koment, i cili ka fituar shumë pëlqime.
“Ai shënoi një gol të pabesueshëm. E pashë të gjithë ndeshjen. Muçi është në një tjetër nivel. Mashallah, vazhdo njësoj!”.
Turqit po e ndjekin Kombëtaren e Shqipërisë me vëmendje të madhe. Dhe shkak është bërë pikërisht Muçi, që i shpërbleu mbrëmë me gol.
© SYRI.net
VIDEO/ Tami Kona për fitoren e kuqezinjve me Finlandën: Ishte një ndeshje e mirë e ‘Epokës Maran’
Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, furnizonte sportistët me substanca dopingu
VIDEO/ Nurjel Duka, kampioni i Gjimnastikës Artistike! Trajnerja Gerta Oreshka zbulon suksesin e shoqatësBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: