Vendi
I dënuar në Itali për p*rdhunim, arrestohet në Vlorë 64-vjeçari
Policia e Vlorës ka arretsuar një 64-vjeçar të dënuar në Itali për veëprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.
Në kuadër të operacionit “Strike 8” u kap në lagjen “Hajro Çakërri” dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi A. B., 64 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias, Itali, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e 64-vjeçarit në Itali.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




