Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është dërguar me urgjencë në spital gjatë mesnatës së kaluar, pasi ka shfaqur probleme të papritura kardiake.
Sipas BW, Voja ndodhet aktualisht në ambientet e spitalit, ku po merr kujdes mjekësor.
Ai u arrestua ditën e djeshme në kuadër të një operacioni policor për tjetërsimin e pronave, i cili çoi në pranga pesë persona.
Arben Voja ishte mes personave të ndaluar në kuadër të hetimeve për këtë çështje.












