Një 64-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Vlorë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Policia bën me dije se arrestimi i shtetasit me inicialet A. B., banues në Tiranë, u krye në lagjen “Hajro Çakërri”.
Ai ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias e kishte dënuar me 4 vite burgim për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, po vijon procedurat për ekstradimin e 64-vjeçarit drejt Italisë, ku duhet të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.












