U arrestua dje, drejtori i Spitalit të Fierit pëson probleme me zemrën, dërgohet me urgjencë në spital
Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është dërguar me urgjencë në spital, gjatë mesnatës së kaluar, pasi ka shfaqur probleme të papritura kardiake.
Burime policore bëjnë me dije se Voja ndodhet aktualisht në ambientet e spitalit, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Ai u arrestua një ditë më parë, në kuadër të një operacioni për tjetërsimin e pronave, ku përfunduan në pranga pesë persona.
Sipas dyshimeve të hetimit, gjatë kohës kur Voja drejtonte Kadastrën, një sipërfaqe prej 44 mijë metrash katrorë, e regjistruar si tokë shtetërore, dyshohet se është tjetërsuar në pronë private dhe më pas u është shitur investitorëve të një projekti fotovoltaik, me qëllim përfitimin financiar.
/vizionplus.tv




