Kapitull i ri për Angelina Jolie! Shitet rezidenca e saj historike në Kaliforni, zhvendoset në një pronë të re në Connecticut

13 Nëntor 2026 | 09:42

Angelina Jolie pritet të largohet nga Los Angeles pas raportimeve të fundit ku thuhet se ajo pas ndarjes me Brad Pitt ka blerë një pronë të re në Connecticut. Ky hap vjen pas shitjes së rezidencës së saj historike në Kaliforni, në muajin shtator, për 24.75 milionë dollarë.

Në vitin 2024, aktorja kishte deklaruar se qëndrimi në Los Angeles lidhej me divorcin dhe se do të largohej sapo fëmijët e saj të mbushnin 18 vjeç. Jolie e kishte blerë rezidencën në vitin 2017, për 24.5 milionë dollarë, ndërsa një nga arsyet e zgjedhjes së saj kishte qenë afërsia me banesën e ish-bashkëshortit, në mënyrë që fëmijët të qëndronin pranë të dy prindërve.

Edhe pse më herët ishte përfolur se aktorja mund të largohej nga Shtetet e Bashkuara, ajo pritet të vazhdojë të kalojë kohë në Neë York, ku zotëron biznesin e modës Atelier Jolie dhe një pronë në Manhattan. Deri më tani nuk është bërë e ditur se në cilën zonë të Connecticut ndodhet shtëpia e saj e re.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 12 miliardë dollarë të ardhura nga nafta e Venezuelës kalojnë përmes një llogarie të kontrolluar nga SHBA-ja pas rrëzimit të Maduros

Qeveria amerikane ka rikthyer në Venezuelë më shumë se 12 miliardë dollarë të ardhura nga burimet natyrore të vendit, pas rrëzimit dhe arrestimit të presidentit...
09:41 | 13/11/2026

Rëndohet skandali për Russell Brand, 6 akuza të reja për abuzim seksual pas dënimit me 10 vite e 6 muaj burg

Russell Brand po përballet me gjashtë akuza të reja për abuzim seksual dhe sulm ndaj grave, vetëm disa ditë pasi u dënua për një akuzë...
09:37 | 13/11/2026

Të shtënat me 1 viktimë dhe 4 të plagosur në SHBA, mjeku vrau menaxherin e ndërtesës pas mosmarrëveshjeve për mykun

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me të shtënat në SHBA. Një mjek, i cili kishte qenë në një mosmarrëveshje të vazhdueshme për mykun dhe...
09:36 | 13/11/2026