Vlorë/ 5 drejtues mjetesh në pranga, mbi 1900 masa administrative gjatë javës së parë të nëntorit
Policia Rrugore e Vlorës ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimin e qarkullimit rrugor në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
Gjatë javës së parë të muajit nëntor, si rezultat i kontrolleve të shtuara, janë arrestuar dhe proceduar penalisht 13 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Konkretisht, 5 persona janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 4 janë proceduar penalisht për drejtim nën efektin e alkoolit, 1 për drejtim pa leje drejtimi dhe 3 të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë vendosur 1958 masa administrative. Shkeljet më të shpeshta kanë qenë parkimi i gabuar me 970 masa, tejkalimi i shpejtësisë së lejuar me 509 masa dhe mospërdorimi i kaskës mbrojtëse me 290 masa.
Ndërkohë, janë ndëshkuar edhe drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, mospërdorim të rripit të sigurimit, xhama të zinj, përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe pozicionim të gabuar të mjetit.
Në kuadër të masave për sigurinë rrugore, Policia ka shtuar gjithashtu praninë e shërbimeve pranë institucioneve arsimore, para dhe pas përfundimit të procesit mësimor, për menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë së nxënësve.
Policia Rrugore e Vlorës bën me dije se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut, ndërsa u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë drejtimit të automjeteve.jeteve dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë rrugore.




