Sot del para gjykatës profesori Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot del para gjykatës profesori Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve

    Insajderi
    13 November 2026 - 09:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet seanca e parë gjyqësore ndaj ish-profesorit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Xhevat Krasniqi.

    Krasniqi po përballet me akuzën për veprën penale “Ngacmimi seksual”, ndërsa në aktakuzë përfshihen deklaratat e katër studenteve të Fakultetit të Mjekësisë, të cilat në këtë proces kanë statusin e të dëmtuarave dhe dëshmitareve.

    Njëra nga studentet, duke rrëfyer pretendimet e saj lidhur me sjelljen e ish-profesorit, ka deklaruar se ai i kishte thënë: “M’ke thonë ‘ko me t’bo masazh’”.

    Seanca e parë gjyqësore është caktuar të nisë në orën 09:30.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark