VIDEO/ Fëmija vrapon drejt nënës pak para se të shembet muri i apartamentit në Brooklyn

Nju Jorku është në zi pas shembjes së një ndërtese në Brooklyn, ku humbën jetën tetë persona, mes tyre dy fëmijë të moshës 9 dhe 10 vjeç.

Teksa vijojnë hetimet për shkakun e tragjedisë, në internet po shpërndahen pamje të çasteve kur ndërtesa u shemb.

Të lidhura

None found

Njëra prej videove është regjistruar brenda një apartamenti të ndërtesës. Në të shihet një djalë i vogël që vrapon drejt nënës së tij, ndërsa të dy kuptojnë se diçka nuk shkon. Pas pak sekondash shembet një mur dhe regjistrimi ndërpritet papritur.

Një kamerë në një ndërtesë pranë ka kapur gjithashtu pluhurin që ngrihet nga shembja e godinës trekatëshe, si edhe zhurmën e fortë të shkatërrimit.

Sipas mediave amerikane, hetuesit po shqyrtojnë nëse punimet e gërmimit në një kantier ndërtimi pranë ndërtesës në Brooklyn mund të kenë ndikuar në shembje.

Pas ngjarjes, kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, urdhëroi inspektimin e rreth 100 pronave në të gjithë qytetin. Ato lidhen me “pesë entitete korporative” të përfshira në ndërtim.


Shtuar më 13.11.2026 08:43

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişUltrabetonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet