Përplasja fatale në fushë, portieri Ovono i ka kërkuar Andorrës të ndërmjetësojë një takim me familjen e Jesus de Migel
Jesus Ovono ka kërkuar të takohet me familjen e futbollistit të ndjerë të Tenerifes, Jesus de Miguel.
Portieri i Andorrës u përplas me de Migel e cila solli vdekjen e futbollistit.
Mësohet se ai aktualisht është i mbyllur në shtëpinë e tij. Ai nuk është rikthyer në ekipin e tij dhe ende nuk dihet se kur do të ndodhë kjo.
Ovono gjithashtu mësohet po flet me psikologë dhe i ka kërkuar Andorrës të ndërmjetësojë për të takuar familjen e de Miguel. Ekipi i portierit 25-vjeçar ka folur me Tenerife-n dhe e gjithë çështja është ende nën hetim.
Ovono donte të fliste me familjen në telefon menjëherë pas incidentit dhe të ishte në funeral. Në fund, u preferua nga të gjitha palët që të mos merrte pjesë.
“Duhet t’i japim hapësirë në mënyrë që të ndihet plotësisht i lirë të marrë çdo vendim, pavarësisht nëse dëshiron të kthehet apo jo, kurdo që e sheh të arsyeshme dhe të jetë gati”, tha trajneri i Andorrës, Carles Manso.
Klubi i ka ofruar mbështetje psikologjike të gjithë skuadrës në seanca grupore ose individuale.
Sondazhi: Qytetarët evropianë mbështesin me shumicë dërrmuese krijimin e një ushtrie të BE-së
Norvegjia ndjek shembullin e Finlandës, ndalon hyrjen e atletëve rusë në vend për shkak të luftës në Ukrainë
Pesë çështjet kryesore të samitit të BE-së në Dublin
- 08:31 SHBA dhe Kina zhvillojnë dialog konstruktiv në Pekin, në prag të takimit Trump-Xi javën e ardhshme
- 08:30 Sondazhi: Qytetarët evropianë mbështesin me shumicë dërrmuese krijimin e një ushtrie të BE-së
- 08:25 Norvegjia ndjek shembullin e Finlandës, ndalon hyrjen e atletëve rusë në vend për shkak të luftës në Ukrainë
- 08:19 “Kuba është një shtet i dështuar”, Trump: Dua të mbaroj punë me të para se të largohem nga Shtëpia e Bardhë
- 08:09 Dalin pamjet e shembjes së ndërtesës me 8 viktima në Nju Jork, fëmija vrapon drejt nënës (VIDEO)
- 08:03 Maran paralajmëron kuqezinjtë pas fitores me Finlandën: Shqipëria nuk duhet të bëhet pasive, ja çfarë nuk shkoi siç duhet