Nga Moska në Dublin/ Pas Putinit, Kushner e Witkoff takojnë Zelenskyn në Irlandë

13/11/2026 07:46

Pas takimit me Presidentin rus Vladimir Putin në Kremlin, të dërguarit amerikanë të Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, shkuan direkt në Dublin për t’u takuar me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Udhëheqësi ukrainas po merrte pjesë në Samitin Evropian në kryeqytetin irlandez.

Bisedimet synojnë mundësinë e paqes në Ukrainë. Bisedimet diplomatike vijnë pas atyre të së martës dhe të mërkurës në Abu Dhabi, të parat të drejtpërdrejta midis Kievit dhe Moskës që nga shkurti.

Më parë, Steve Witkoff i përshkroi bisedimet që të dërguarit patën me udhëheqësin rus si “të dobishme”. Të dyja palët ranë dakord gjithashtu për takime të mëtejshme.

Top Channel