Erërat e forta në rajonin e Dukagjinit, shkaktojnë probleme në rrjetin elektrik

foto ilustrim
Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonin e Dukagjinit, kanë shkaktuar probleme në infrastrukturën e rrjetit elektrik.
Qytetarë të shumtë kanë raportuar se kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga moti me erëra të fuqishme.
Përveç problemeve me furnizimin me energji elektrike, erërat kanë shkaktuar dëme edhe në disa biznese./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate



































