Vendosni fjalën kyçe....

Lirohet nga detyra zv.ministri i Turizmit Endrit Hoxha


Endrit Hoxha është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Lirimi i tij nga detyra u bë me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të kryeministrit Edi Rama. Në prill 2022, Hoxha u emërua zv.ministër i Arsimit.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, ‘Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave’, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ‘Fletoren zyrtare’”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.