Kryeministri Edi Rama e përjetoi me kënaqësi fitoren e Shqipërisë ndaj Finlandës. Ai tregoi se ndodhej në një darkë me drejtues shtetesh, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Finlandës.
Rama uroi futbollistët e Kombëtares, ndërsa përmendi edhe triumfin e Italisë ndaj Francës. Sipas tij, pranë tavolinës ku ishte ulur ndodhej Emmanuel Macron, presidenti francez.
Të lidhura
None found
“Në darkën e komunitetit politik europian ishim ulur në një tavolinë me Giorgia Melonin, kryeministrin e Finlandës dhe të tjerë. Në tavolinën ngjitur ishte edhe kryeministri i Francës.
Nuk gjej fjalë për t’i shprehur mirënjohjen djemve të Kombëtares kuqezi, që na dhuruan një fitore fantastike ndaj Finlandës. Ndërkohë, Italia mundi Francën, ndaj mund ta merrni vetë me mend se si shkoi biseda.
Darkën e kaluam atje, ndërsa tani jam në makinë. Bashkë me motrën, edhe darkën e sotme e mbyllëm me fitore”, u shpreh Rama.








