Kombëtarja shqiptare ka siguruar tri pikë tejet të çmuara në Ligën C të Ligës së Kombeve, pasi mposhti Finlandën me rezultatin 2-0 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Të lidhura
None found
Në daljen për mediat pas përfundimit të takimit, trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran, zbërtheu paraqitjen e ekipit, fleksibilitetin taktik dhe çështjet që ende kërkojnë përmirësim.
“Fokusi nuk është vetëm te një formacion i ngurtë, por edhe te aftësia për t’u përshtatur sipas karakteristikave të kundërshtarit. Nuk bëhet fjalë vetëm për Pilon, edhe Hysaj ka bërë një paraqitje shumë të mirë, ashtu si Mitaj, i cili nuk luan në rolin e tij të zakonshëm, por po jep një kontribut të lartë. Pra, kemi lojtarë të ndryshëm që kanë zhvilluar paraqitje të nivelit të lartë”, u shpreh Maran.
Më tej ai shtoi: “Nuk duhet t’ia lejojmë vetes që të ulim ritmin e lojës. Kur e bëjmë këtë, hasim vështirësi, pikërisht siç ndodhi sot në 10-15 minutat e fundit. Ishte një ndeshje e ekuilibruar dhe kemi prekur shumë topa në zonën e kundërshtarit. Sa i përket golit të Muçit, unë shoh gjithmonë rëndësinë e realizimit. Muçi i ka në natyrë gola të tillë. Ndoshta i nevojitej pikërisht një shtysë e tillë.”





