Tensione me Iranin, SHBA forcon praninë ushtarake në Lindjen e Mesme me rreth 200 avionë furnizimi

Shtetet e Bashkuara po zgjerojnë ndjeshëm praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, ndërsa shtohen shqetësimet për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit me Iranin.

AlJazeera raporton se Uashingtoni po dërgon forca dhe pajisje ushtarake në rajon. Njëkohësisht, aleatëve u është kërkuar të rrisin gatishmërinë.

Të lidhura

None found

Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon, i konfirmoi lëvizjet amerikane gjatë një interviste për televizionin i 24NEWS. Sipas tij, SHBA-të po bëjnë përgatitje të gjera ushtarake, përfshirë zhvendosjen e një numri të madh trupash dhe vendosjen e ambasadave në rajon në gjendje të lartë gatishmërie.

Sipas informacioneve të publikuara, rreth 200 avionë furnizimi me karburant janë dislokuar nga SHBA-të. Uashingtoni po përgatitet gjithashtu të dërgojë në Lindjen e Mesme një aeroplanmbajtëse të tretë, ndërsa dy aeroplanmbajtëse amerikane raportohet se ndodhen tashmë atje.

Ndërkohë, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) thuhet se e ka paralajmëruar Izraelin për mundësinë e një përballjeje të re ushtarake në shkallë të gjerë me Iranin në një të ardhme të afërt. Sipas raportimeve, paralajmërime të ngjashme u janë përcjellë edhe vendeve të Gjirit Persik, me kërkesën që të rrisin gatishmërinë.

Këto zhvillime pasojnë sinjalet e presidentit amerikan Donald Trump se një marrëveshje e re me Teheranin nuk përbën më përparësi. Në platformën Truth Social, ai shkroi: “Nuk kemi nevojë për një marrëveshje me Iranin. Ato ditë kanë ikur prej kohësh”.

Rritja e pranisë ushtarake të SHBA-së, së bashku me deklaratat e zyrtarëve izraelitë, ka shtuar shqetësimet për një përshkallëzim të ri në Lindjen e Mesme.


Shtuar më 12.11.2026 23:07

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabetbetcio