“E mbyllëm me fitore bashkë me motrën”/ Rama për triumfin e Kombëtares: Isha me kryeministrin e Finlandës dhe Melonin, ngjitur ndodhej Macron

12/11/2026 23:02

Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një darkë me krerët e shteteve, mes tyre edhe kryeministri i rivalëve të sotëm të kuqezinjve.

Kryeministri përshëndet lojtarët kuqezi dhe thekson edhe fitoren e Italisë ndaj Francës, në një moment kur në tavolinën ngjitur ishte Macron, kreu i shtetit francez.

“Ishim në darkën e komunitetit politik europian, ishim në një tavolinë me Giorgia Melonin, me kryeministrin e Finlandës dhe të tjerë. Në tavolinën ngjitur ishte edhe kryeministri i Francës.

Nuk ka fjalë për t’i falënderuar çunat e Kombëtares kuqezi, se na dhanë një fitore fantastike me Finlandës dhe ndërkohë Italia fitoi me Francën dhe e merrni vetë me mend sesi shkoi muhabeti.

Ishim në darkë, tashmë jam në makinë dhe bashkë me motrën e mbyllëm me fitore darkën sot”, shprehet Rama.

Top Channel