Diabeti po përhapet, mjekët kërkojnë kontrolle periodike dhe trajtim të rregullt

Rreth 6.600 qytetarë marrin çdo vit diagnozën e diabetit, ndërsa shqetësim mbetet numri i lartë i personave që jetojnë me sëmundjen pa e ditur. Sipas drejtorit të Klinikës së Endokrinologjisë, Irfan Ahmeti, kujdesi dhe trajtimi i duhur mund të ofrohen në çdo nivel të sistemit shëndetësor.

“Mjeku amë e bën diagnostikimin, duhet të iniciojë trajtimin dhe ta edukojë pacientin me edukim të mirëfilltë, sepse qendra për diabet nuk e ka kapacitetin të përballojë një fluks aq të madh pacientësh. Megjithatë, klinika jonë i pranon të gjithë pacientët e tipit 1 që janë me insulinë dhe të tipit 2 me ko-morbiditete të shumta”, deklaroi Irfan Ahmeti, drejtor i Klinikës së Endokrinologjisë.

Të lidhura

None found

Ekspertët u bëjnë thirrje qytetarëve të kontrollohen rregullisht dhe të informohen, pasi sot ekzistojnë alternativa të ndryshme për trajtimin e diabetit.

“Aksione të tilla janë kruciale, për shkak se njerëzit akoma kanë një lloj stigme për t’u ballafaquar me aspektet shëndetësore që mund t’i kenë. Stigma ekziston ndoshta prej shoqërisë. Mirëpo, tendenca e pacientëve zakonisht është që të fillojnë me terapi tabletare, pastaj të kalojnë me insulinë”, thotë Bekim Fera, endokrinolog.

Muaji i ndërgjegjësimit për diabetin synon të forcojë informimin dhe vetëdijen e qytetarëve për këtë sëmundje. Të dhënat e Institutit të Shëndetit tregojnë se mbi 140 mijë qytetarë vuajnë nga diabeti, ndërsa rreth 47 mijë prej tyre janë të padiagnostikuar ose nuk pranojnë të marrin terapi.


Shtuar më 12.11.2026 23:00

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabetbetcio