Emocione të kundërta për vëllezërit Esposito pas ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Italisë dhe Francës. Trajneri Roberto Mancini vendosi të aktivizojë nga minuta e parë në tridentin e sulmit si Sebastiano, në krahun e majtë, ashtu edhe Francesco Pio, si qendërsulmues.
Mes të dyve, ishte padyshim Pio Esposito, lojtari i Interit, ai që shkëlqeu. Ai shënoi fillimisht golin e barazimit të përkohshëm 1-1 në minutën e 26-të, duke nisur përmbysjen e “Axurrëve” pas një gabimi të Donnarummës. Më pas, në minutën e 75-të, ai shndërroi një penallti në golin e 3-1, duke vulosur fitoren.
Nga pika e bardhë, fati nuk ishte i njëjtë për vëllain e madh, Sebastianon. Futbollisti i Sassuolos gjuajti jashtë (dhe jo pak) një penallti në minutën e 60-të, e cila mund t’i kishte dhënë avantazhin Italisë kundër Francës. Vetëm dy minuta më vonë, Mancini vendosi ta zëvendësonte Sebastianon, duke futur në fushë Vergarën, i cili më pas fitoi penalltinë për golin e dytë të Pios.
Qendërsulmuesi i Kombëtares, i lindur në vitin 2005, në moshën vetëm 21 vjeç e 137 ditë, ka arritur tashmë nëntë gola me ekipin e parë pas vetëm 14 paraqitjesh. Ky është një statistikë shumë e rëndësishme, pasi i fundit lojtar i “Axurrëve” që arriti të mbante këtë mesatare në 14 ndeshjet e para me Italinë ishte Christian Vieri në vitin 1998.
Marrë nga La Gazzetta dello Sport
