Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi ishte emëruar në këtë pozicion. Qendro mori drejtimin e institucionit duke zëvendësuar Dallëndyshe Bicin.
Përpara emërimit në krye të IKMT-së, ai ka mbajtur postin e Prefektit të Qarkut të Tiranës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH).
Deri në këto momente, nuk ka një reagim apo njoftim zyrtar që të bëjë të ditura arsyet e largimit të tij nga kjo detyrë.














