Protagonistët e mbrëmjes ishin Ernest Muçi dhe Rey Manaj, të cilët me golat e tyre i dhuruan një sukses të rëndësishëm Kombëtares shqiptare.
Ernest Muçi ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm në përballjen ndaj Finlandës, duke ndezur festën në stadiumin “Air Albania”.
Në minutën e 35-të, pas një aksioni të gjatë të kuqezinjve, sulmuesi shqiptar tregoi gjithë klasin e tij, duke realizuar një gol spektakolar dhe duke lënë të shtangur portierin finlandez, i cili nuk pati asnjë mundësi reagimi.
Një realizim i mrekullueshëm nga Muçi, i denjë për çmimin “Puskás”, që FIFA ia akordon golit më të bukur të vitit. Shqipëria kalon kështu në avantazh 1-0, në një moment vendimtar të takimit.
Tjetër gol kuqezi në ‘Air Albania’: Rey Manaj në minutën e 50-të i gjen kohën topit pranë, zonës së portierit, duke i dhënë vlerë kromimit të kalibruar të Hysajt. Shqipëria kryeson 2-0.
Ndërhyrje shumë e gabuar nga pas e Tehnos (67’), që ndëshohet menjëherë me karton të kuq, Shqipëria në epërsi numerike në minutat e mbetura.
© SYRI.net
Spanja mposht 2-0 Çekinë, Baena hap rrugën e fitores dhe iberikët ruajnë rekordin perfekt
Scaloni rinovon kontratën me Argjentinën, do të drejtojë kampionët deri në Botërorin 2030
Harry Kane feston rekordin historik me gol, Anglia mposht Kroacinë dhe sfidon Spanjën për vendin e parëBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: