FNSH dhe Krimet zbarkojnë me kontrolle të befasishme në Vlorë
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në bashkëpunim me strukturat e Krimeve, kanë zhvilluar një aksion të gjerë kontrollesh në disa zona të qytetit të Vlorës.
Operacioni policor është përqendruar në lagjen Çole, përgjatë rrugës Transballkanike dhe në zonën e Ujit të Ftohtë, ku efektivët kanë ushtruar kontrolle ndaj automjeteve dhe personave të ndryshëm.
Gjatë aksionit janë ndaluar për verifikim drejtues automjetesh dhe persona të dyshuar, ndërsa kontrolle janë kryer edhe në ambiente të ndryshme.
Në fokus të ndërhyrjes policore raportohet se është identifikimi dhe kapja e personave të shpallur në kërkim, evidentimi i rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe zbulimi i individëve që mund të jenë të përfshirë në veprimtari kriminale.
Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për persona të arrestuar apo sende të paligjshme të sekuestruara gjatë kontrolleve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



