Thirrja “Rama jepe dorëheqjen” nuk ka munguar edhe në ndeshjen e sotme të kombëtares në Air Albania, përballë Finlandës, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Në shkallët e stadiumit tonë kombëtar, tifozët kuqezi nuk kanë harruar korin simbol që prej qershorit kundër kryeministrit Rama.
Protesta e flamingove dhe studentëve ka patur konsensus të gjerë edhe mes tifozëve të kombëtares, por jo vetëm, edhe mes atyre të tifo klubeve shqiptarë.












