Kurti takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, diskutojnë anëtarësimin e Kosovës

12 Nëntor 2026 | 21:39

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kurti përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar se në fokus të diskutimit ka qenë procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kreu i Qeverisë ka vlerësuar se anëtarësimi në këtë organizatë do të kishte rëndësi të veçantë për vendin, pasi do t’i hapte rrugë pjesëmarrjes në mekanizmat evropianë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore.

Po ashtu, Kurti ka theksuar se anëtarësimi do t’u mundësonte qytetarëve të Kosovës të kishin qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Postimi i plotë:

Në takimin që patëm sot në kuadër të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, vazhduam bisedën për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë organizatë.

Është e tejet e rëndësishme që, nëpërmjet pranimit në Këshill, Kosovës t’i mundësohet pjesëmarrje në mekanizmat evropianë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, si dhe qytetarëve qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndryshimet në Ligjin për Specialen, Britania: Druajmë se do të dëmtojnë marrëdhëniet e Kosovës me partnerët

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka shprehur frikën se amendamentet e propozuara për Ligjin e Speciales nuk do t’u shërbejnë interesave të Kosovës....
19:05 | 12/11/2026

Zyra e BE-së në Kosovë reagon para votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë që Kuvendi i Kosovës të votojë nesër ndryshimet në Ligjin për Dhomat e...
17:58 | 12/11/2026

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së

Mbetje mortore janë gjetur të enjten në një lokacion të dyshuar në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e...
16:56 | 12/11/2026