E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vizita e Toni Gogut, Ndreca në “Të Paekspozuarit”: Kemi bërë kallëzim!

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka konfirmuar se mbrojtja ka bërë kallëzim penal për shpërdorim detyre lidhur me pretendimet e kryebashkiakut të Tiranës për vizitën në orët e vona të ministrit Toni Gogut dhe dërgimin e disa mesazheve.

I pyetur nga gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus se përse Veliaj nuk kishte kallëzuar penalisht drejtpërdrejtë ministrin, Ndreca sqaroi se kallëzimi është bërë ndaj drejtoreshës së përgjithshme, por në të janë trajtuar të gjitha faktet.

Pjesë nga intervista:

Lala: Veliaj pretendon se ministri ka shkuar rreth orës 22:30 dhe i ka dërguar disa mesazhe. Pse Veliaj nuk e kallëzoi penalisht Toni Gogun?

Reklamë

Ndreca: E kemi bërë kallëzimin.

Lala: Për çfarë vepre penale?

Ndreca: Shpërdorim detyre. Është bërë për drejtoreshën e përgjithshme, jo saktësisht për Toni Gogun. Por janë trajtuar të gjitha faktet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.