50’ – Goooool! Hysaj ka shërbyer për Manajn, i cili brenda zonës nuk fal me kokë, 2-0.
48’ – Finlandezët shfaqen rrezikshëm në zonën kuqezi, por goditja e Kallman me kokë nuk është në kuadrat.
Nis pjesa e dytë…
Mbyllet pjesa e parë në “Air Albania”, Shqipëria në avantazh 1-0 përballë Finlandës me golin e shënuar nga Ernest Muçi në minutën e 35-të.
42’ – Finlandezët rrezikojnë me Tenho, i cili godet brenda zonës me kokë, por Berisha shfaqet në lartësinë e duhur duke larguar rrezikun.
38’ – Një moment i vështirë në zonën kuqezi, por Tenho nuk ka arritur të devijojë një top drejt portës së mbrojtur nga Berisha.
35’ – Goooool! Muçi ka shpalosur të gjithë talentin e tij me një goditje mjaft të bukur, Hradecky nuk ka se çfarë të bëjë, 1-0.
33’ – Asllani tregon klasin me të djathtën e tij nga distanca, por është përsëri Hradecky që i thotë jo me një pritje të bukur.
31’ – Reagojnë finlandezët, me Antman që është bllokuar nga mbrojtja, ndërsa goditja e Jensen është shumë larg kuadratit.
30‘ – Muçi provon përsëri me një gjuajtja nga distanca, por është qëndrore, e lehtë për portierin e finlandezëve.
22’ – Rastet ndjekin njëri tjetrin, në pozicion goditja shfaqet Asllani, por është përsëri portieri Hradecky që shpëton finlandezët.
21’ – Një top i humbur nga finlandezët u jep mundësinë kuqezinjve të ndërtojnë një aksion të rrezikshëm, por goditja e Muçit nga distanca është pritur nga Hradecky.
18’ – Laçi dhe Pilo shfaqen në një tjetër aksion të rrezikshëm në zonën e finlandezëve, por vonohen në finalizim duke i dhënë mundësi kundërshtarit të evitojë rrezikun.
10’ – Finlandezët shfaqen rrezikshëm me anë të Kallman, i cili godet me kokë, por pa arritur të gjejë drejtimin e duhur.
2’ – Aksion i rrezikshëm i kuqezinjve, Pilo shërben për Laçin, por gjuajtja e mesfushorit nuk është në kuadrat.
Ka nisu sfida mes Shqipërisë dhe Finlandës në “Air Albania”, e vlefshme për raundin e pestë të Grupit C1 në Ligën e Kombeve.












