Shqipëria në avantazh 1-0 ndaj Finlandës, Ernest Muçi gjen rrugën e rrjetës
Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj Finlandës në ndeshjen e vlefshme për Grupin C1 të Ligës së Kombeve, që po zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.
Golin e parë të takimit e ka shënuar Ernest Muçi në minutën e 35-të, duke zhbllokuar sfidën dhe duke kaluar kuqezinjtë në avantazh.
Takimi ka nisur në orën 20:45 dhe është një përballje me rëndësi të veçantë për kreun e Grupit C1. Vendi i parë garanton ngjitjen në një ligë më lart, një pozicion më të favorshëm në shortin e kualifikueseve të Europianit, si dhe një vend të sigurt në fazën play-off të këtij turneu.
Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, ka bërë pak ndryshime në formacion, duke ruajtur skemën e skuadrës. Në krahun e majtë, Pilo dhe Mitaj janë pozicionuar në të njëjtin krah, me lojtarin e AEK-ut më të avancuar.
Në portë është rikthyer Etrit Berisha, i cili mungoi pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e parë ndaj finlandezëve. Rikthim në formacion ka pasur edhe për Qazim Laçin, që mungoi në ndeshjet e mëparshme për shkak dëmtimi.
Formacionet zyrtare
Shqipëria: Berisha, Mitaj, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Ramadani, Asllani, Pilo, Laçi, Muçi, Manaj.
Trajner: Rolando Maran.
Finlanda: Hradecky, Stani, Tenho, Keskinen, Kallman, Koski, Mahuta, Antman, Valta, Marhiev, Jensen.
Trajner: Jakob Friis.
Zhvillimet minutë pas minute
35′ GOOOL SHQIPËRIA! Ernest Muçi zhbllokon rezultatin dhe kalon kuqezinjtë në avantazh 1-0 ndaj Finlandës.
17′ Dy skuadrat janë shumë të hapura në fushë, duke lënë hapësira veprimi në qendër.
13′ Një ndërhyrje e vëmendshme e Pilos në zonë shmang rrezikun para portës së Etrit Berishës.
6′ Asllani provon të gjuajë nga e majta, por tentativa e tij kalon mbi traversën e portës së Hradecky.
1′ Shqipëria del menjëherë në sulm me Pilo nga krahu i majtë. Pasimi i tij gjen Laçin, por mesfushori e dërgon topin jashtë kuadratit.
1′ Nis sfida Shqipëri-Finlandë në stadiumin “Air Albania”.
Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, ja çfarë parashikohet dhe roli i SHISH-it
Shqipëria përballë Finlandës, publikohen formacionet zyrtare
Rritet çmimi i naftës dhe benzinës, Bordi i Transparencës përcakton tarifat e reja
- 21:12 Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, ja çfarë parashikohet dhe roli i SHISH-it
- 20:48 Trump “e tërheq” Vance nga negociatat me Iranin
- 20:46 Armando Sadiku përshëndet tifozët në “Air Albania”, mbyll karrierën si futbollist profesionist (VIDEO)
- 20:37 Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit viziton Serbinë
- 20:19 Finlanda regjistron sulm ndaj një anijeje luftarake ruse në Detin Baltik, dyshohet për operacion ukrainas
- 20:10 Mercedez pezullon të gjitha investimet e reja në Gjermani, po shqyrtohet mbyllja e fabrikave