Kosova dhe Portugalia shqyrtojnë vendosjen e një linje direkte ajrore

Gjatë vizitës zyrtare në Portugali, ministrja Mimoza Kusari u takua sot në Parlamentin portugez me kryetarin e Grupit të Miqësisë Portugali–Kosovë, Bruno Vitorino, dhe deputetët Edite Estrela, Jose Dotti e Miguel Costa Matos, shkruan “Bota sot”. Në takim u trajtua forcimi i marrëdhënieve politike, ekonomike dhe institucionale mes dy vendeve.

Sipas Kusarit, biseda u përqendrua edhe te shkëmbimi i përvojave institucionale dhe mbështetja e Portugalisë për integrimin evropian të Kosovës. Një temë e rëndësishme ishte përkrahja portugeze për anëtarësimin e Kosovës në organizata dhe institucione ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës.

Të lidhura

None found

Në fushën ekonomike, palët diskutuan mundësinë e organizimit të Forumit të Biznesit Kosovë–Portugali në Prishtinë vitin e ardhshëm, si dhe nënshkrimin e një Marrëveshjeje Bilaterale për Bashkëpunim Ekonomik.

Kusari bëri të ditur se u shqyrtua edhe vendosja e një linje të drejtpërdrejtë ajrore mes Kosovës dhe Portugalisë, e cila do të lehtësonte lidhjet mes tyre dhe do të ndihmonte zhvillimin e turizmit. Në takim u theksua gjithashtu rëndësia e zgjerimit të bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes dhe në teknologjinë e informacionit.

Sipas ministres, këto nisma synojnë t’i njohin kompanitë portugeze me tregun dhe potencialin e Kosovës, ndërsa bizneseve kosovare t’u krijojnë mundësi të reja për të hyrë në tregun portugez. Ajo shprehu bindjen se të dy vendet kanë shumë për t’i ofruar njëri-tjetrit dhe se lidhjet më të forta politike, institucionale e ekonomike do të hapin mundësi të reja për Kosovën dhe Portugalinë.


Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet