Pa kaluar 24 orë, Bordi I Transparencës ka vendosur të ndryshojë sërish çmimin e karburanteve. Me vendimin e ri çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër. Një rritje me 5 lekë krahasuar me një ditë më parë. Ndërkohë benzia po ashtu ka pësuar një rritje të lehtë me një lekë. Kështu sipas vendimit të bordit, benzina do të tregtohet me pakicë jo më shumë se 165 lekë/litri, ndërsa me shumicë jo më shumë se 153 lekë/litër.