Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Meta akuzon Yuri Kim për ndikim në hetimin e SPAK-ut, Kryemadhi mbështet ish Presidentin

12/11/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-presidenti Ilir Meta ka përsëritur pretendimin se hetimi i SPAK-ut ndaj tij është ndikuar nga ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal, dhe ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Gjatë seancës gjyqësore, Meta e cilësoi Yuri Kim si “armike të përbetuar të Shqipërisë dhe në shërbim të Serbisë”, duke vijuar të mbrojë versionin e tij për atë që e konsideron një proces të ndikuar politikisht.

Meta pretendoi gjithashtu se, gjatë kohës kur ishte President i Republikës, ishte kërcënuar nga pesë përfaqësues të ambasadave për të mos dekretuar Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, por për të mbështetur emrin e Arta Vorpsit.

Ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, e cila është gjithashtu e pandehur në të njëjtën dosje, mbështeti pretendimet e Metës.

“U kërcënua në mënyrë të njëanshme duke përdorur instrumentet e ambasadave që jetonin në Shqipëri ose funksiononin në Shqipëri, dhe kjo është e vërtetë faktikisht. Informimin e këtij mesazhi e kam bërë unë në Departamentin e Shtetit”, u shpreh Kryemadhi.

Gjatë seancës, Kryemadhi përfundoi parashtrimet e saj, duke kundërshtuar provat për lobimin me kompaninë G.S.I.S. dhe kërkuar kryerjen e një ekspertimi financiar të dokumenteve. Parashtrimet e saj kishin nisur në korrik dhe janë paraqitur personalisht prej saj.

Sponsorizuar

Nga ana tjetër, Meta kërkoi që si prova të reja të administrohen edhe vendimi i fajësisë dhe dënimit të Kastriot Ismailajt, si dhe të merren dëshmi të tjera nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Pas seancës, deputeti i PL-së, Tedi Blushi, përsëriti qëndrimin mbrojtës të Metës, duke pretenduar se ndaj ish-presidentit nuk ka prova për kryerjen e veprave penale.

“U rikonfirmua i njëjti qëndrim ndaj zotit Meta: nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt penal, nuk është sekuestruar asnjë qindarkë e paligjshme dhe asnjë metër katror pasuri. Pra, kemi të bëjmë thjesht me një proces politik, të diktuar nga Edi Rama, i cili e mban qëllimisht në paraburgim, duke e vendosur në kushtet e persekutimit politik”, deklaroi Blushi.

Seanca e radhës është caktuar më 26 nëntor. Në këtë seancë pritet që SPAK të paraqesë kundërshtimet e tij, ndërsa gjykata do të vendosë edhe për vijimin e procesit, nëse do të procedohet me administrimin e provave shkresore apo me thirrjen e dëshmitarëve.

Nga arkivi

  • Dibër, 2 vëllezërit në sherr dramatik, veç policia ia doli
  • TIRANË/ Vodhën kasafortën e një biznesi, çfarë bënë tek liqeni më pas
  • Tabachinno-kokaino, vihet në pranga shitësi në dyqan në Dhërmi
  • Bulqizë, aksident i rëndë mes 3 makinave, 3 të plagosur
  • ‘Markata e mallrave luksoze’ nga Franca, bien në pranga 12 persona. SPAK jep detajet
  • Rrugaçi i Beogradit, Vuçiç, shkel sovranitetin e Kosovës, rrëmben 3 policë në Leposaviq

Po ndodh

Arrestohet drejtori i spitalit të Fierit, ishte drejtor kadastre kur tjetërsoi prona

EMRAT/ 5 masa sigurie në Fier për tjetërsimin e pronave, 4 persona në arrest me burg

12/11/2026
Parlamenti evropian i heq imunitetin deputetes greke, as ka bërë korrupsion, as pastrim parash, as…

Parlamenti evropian i heq imunitetin deputetes greke, as ka bërë korrupsion, as pastrim parash, as…

12/11/2026
Ambasadori amerikan Eric Wendt takon studentë në Tiranë: E ardhmja e Shqipërisë u përket të rinjve

Ambasadori amerikan Eric Wendt takon studentë në Tiranë: E ardhmja e Shqipërisë u përket të rinjve

12/11/2026
PËRGJIMI/ ‘Arrestoni kë themi ne, ju japim 9 deputetë, jemi kamikazët tuaj..’

PËRGJIMI/ ‘Arrestoni kë themi ne, ju japim 9 deputetë, jemi kamikazët tuaj..’

12/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet drejtori i spitalit të Fierit, ishte drejtor kadastre kur tjetërsoi prona

EMRAT/ 5 masa sigurie në Fier për tjetërsimin e pronave, 4 persona në arrest me burg

12/11/2026
Parlamenti evropian i heq imunitetin deputetes greke, as ka bërë korrupsion, as pastrim parash, as…

Parlamenti evropian i heq imunitetin deputetes greke, as ka bërë korrupsion, as pastrim parash, as…

12/11/2026
Ambasadori amerikan Eric Wendt takon studentë në Tiranë: E ardhmja e Shqipërisë u përket të rinjve

Ambasadori amerikan Eric Wendt takon studentë në Tiranë: E ardhmja e Shqipërisë u përket të rinjve

12/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.989 artikuj gjithsej