Gara: Mungesa e të dhënave nga Serbia vështirëson kërkimin e personave të zhdukur

Në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës janë zbuluar dhe zhvarrosur mbetje mortore që, sipas antropologëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore, i përkasin së paku një personi. Mbetjet janë dërguar në këtë institut për ekzaminim dhe për marrjen e mostrave të ADN-së, të cilat do të krahasohen me mostrat referente të familjarëve për identifikim të mundshëm.

Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, tha se kërkimi në Brod u ndërmor pas informacioneve të dhëna nga familjarë të personave të zhdukur dhe nga qytetarë.

Të lidhura

None found

Sipas tij, gërmimet nisën më 6 nëntor, por atë ditë nuk u gjetën mbetje mortore për shkak të veçorive të terrenit dhe ndryshimeve në infrastrukturë. Ekipet u kthyen sërish në lokacion dhe, pas angazhimit të tyre, arritën t’i gjenin dhe t’i zhvarrosnin mbetjet.

Gara bëri të ditur se gjatë vitit 2026 janë trajtuar rreth 20 deri në 21 lokacione. Ndër gjetjet më të rëndësishme ai përmendi ato në Jabuk dhe Kalludër të Zubin Potokut.

Kërkimet, sipas tij, do të vijojnë edhe në një fshat të Komunës së Pejës, në varrezat në veri të Mitrovicës, në Miradinë të Fushë-Kosovës dhe në varrezat e qytetit të Prishtinës, në lagjen Arbëria.

Si pengesën kryesore për gjetjen e personave të zhdukur, Gara veçoi mungesën e informacioneve nga arkivat e institucioneve të Serbisë, përfshirë arkivat e ish-ushtrisë jugosllave dhe ato të policisë serbe. Ai tha se procesin e vështirëson edhe qasja në lokacionet e dyshuara për varreza masive brenda territorit të Serbisë, ku kërkimet ende nuk kanë përfunduar.


Shtuar më 12.11.2026 20:17

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet