Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, ka vendosur për formacionin që do të zbresë në fushë përballë Finlandës. Tekniku italian ka zgjedhur të bëjë disa ndryshime në krahasim me ndeshjet e mëparshme, duke ruajtur skemën e preferuar 3-4-2-1.
Në portë do të jetë Etrit Berisha, ndërsa reparti defensiv do të përbëhet nga treshja Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj.
Në mesfushë, Hysaj do të aktivizohet në krahun e djathtë dhe Pilo në të majtin, ndërsa në qendër do të luajnë Asllani dhe Ramadani.
Ndryshimi kryesor vjen në repartin ofensiv, ku Qazim Laçi ka fituar vendin e titullarit, duke lënë në stol Arbër Hoxhën. Laçi do të luajë pas sulmuesit Rei Manaj, në krah të Ernest Muçit.
Kuqezinjtë synojnë të zhvillojnë një paraqitje pozitive dhe të marrin një rezultat të rëndësishëm përballë përfaqësueses finlandeze.
Formacioni zyrtar i Shqipërisë: Berisha; Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Hysaj, Asllani, Ramadani, Pilo; Laçi, Muçi; Manaj.

© SYRI.net
Mbappé dhe yjet e futbollit, arma e markave të reja për të sfiduar gjigantët si Nike dhe Adidas
Ferdinand shpërthen ndaj Manchester United për shkarkimin e Carrick: Komunikata është shkruar nga ChatGPT
Lindsey Vonn publikon foton tronditëse të pllakave dhe vidave të hequra nga këmba gjatë operacionit të nëntëBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: