Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me përfaqësues të punonjësve të sektorit të pastrimit publik nga disa qytete të vendit. Në fokus të diskutimeve kanë qenë pagat, kushtet e punës dhe mbështetja për këtë kategori punonjësish.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për nevojën e garantimit të një trajtimi të drejtë për punonjësit që kujdesen çdo ditë për pastërtinë e qyteteve.
Balla ka theksuar se kjo kategori meriton paga dinjitoze dhe kushte të sigurta pune, duke vlerësuar kontributin e tyre të përditshëm në shërbim të komunitetit.
”Mirëprita sot një përfaqësi të punonjësëve të sektorit të pastrimit publik, nga disa qytete të vendit, për të diskutuar mbi pagat, kushtet e punës dhe nevojën për mbështetje ndaj atyre që kujdesen çdo ditë për pastërtinë e qyteteve tona. Ata meritojnë trajtim të drejtë, paga dhe kushte të sigurta pune, në respekt të dinjitetit të çdo punonjësi”,-shkruan Balla.