Rrëzohet helikopteri ushtarak S-70 në Malatja të Turqisë, vdesin katër ushtarakë

Katër ushtarakë kanë humbur jetën nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak S-70 në provincën e Malatjas, në Turqi. Aksidenti ndodhi në zonën Samanköy, në distriktin Yeşilyurt.

Ministria turke e Mbrojtjes konfirmoi ngjarjen dhe bëri të ditur se shkaku i aksidentit nuk është përcaktuar ende. Sipas njoftimit zyrtar, ekipet mbërritën në vendin e rrëzimit dhe nisën menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Të lidhura

None found

Në vendngjarje u dërguan ambulanca, zjarrfikëse dhe ekipe të shumta mjekësore. Më pas, ministria konfirmoi se të katër ushtarakët që ndodheshin në helikopter kishin humbur jetën.

Në deklaratën e saj, ministria i cilësoi katër ushtarakët si të rënë në krye të detyrës dhe theksoi se arsyeja e rrëzimit të helikopterit S-70 në Malatja mbetet e panjohur. Institucioni u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave, Forcave të Armatosura turke dhe qytetarëve të vendit.

Edhe guvernatori i Malatjas, Seddar Yavuz, shkoi në zonën e aksidentit, ku kreu inspektime së bashku me përfaqësues të autoriteteve ushtarake. Në një reagim në rrjetet sociale, ai konfirmoi vdekjen e katër ushtarakëve dhe u përcolli ngushëllime familjeve të tyre.

Rrethanat e rrëzimit mbeten të paqarta dhe pritet të sqarohen nga hetimet.


Shtuar më 12.11.2026 19:32

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet