Gazetari Elton Tozaj është rikthyer në ekran përmes emisionit të tij “Upss” në “Radar”, pavarësisht dhunës së rëndë që ka përjetuar. Ndërkohë, autorët e sulmit, ende nuk janë arrestuar.
Në një video, Tozaj ka paralajmëruar publikimin e disa fakteve dhe intervistave, duke pretenduar se disponon edhe prova për një çështje që përfshin moderatoren Luana Vjollca.
“Ne bëmë një denoncim ku paraqitëm me fakte, me prova. Luana Vjollca sot ka paguar lekë për të rrahur për vdekje një femër. E kam edhe mesazhin. Ju kemi parë të zhveshura në imoralitet në mënyrën më të frikshme”, deklaroi Tozaj.
Gazetari njoftoi se intervista që, sipas tij, lidhet me këtë çështje do të publikohet ekskluzivisht të martën e javës së ardhshme. Ai tha gjithashtu se do të vijojë hetimin dhe se palës tjetër i ka lënë afat deri të premten.
Deri në këtë fazë, bëhet fjalë për pretendime të ngritura nga Tozaj, të cilat nuk janë të konfirmuara në mënyrë të pavarur.

