Top News- ‘Nuk do të bashkëpunojmë’/ Lista Serbe kundër studentëve: Retorika si e Prishtinës
12/11/2026 18:30

‘Nuk do të bashkëpunojmë me ta’, ky është reagimi I parë i Listës Serbe, kundrejt deklaratave të Listës Studentore, që fitoi zgjedhjet në Serbi. Lista Serbe në reagim tha se “prej ditësh, në opinion po dëgjojmë paralajmërime për arrestime, kërcënime me shkarkime dhe fyerje në drejtim të përfaqësuesve të Listës Serbe, të cilat vijnë nga individë të kandiduar në Listën Studentore”. Partia më e madhe e serbëve në Kosovë tha se kjo retorikë e fituesve të zgjedhjeve në Serbi po i ngjan “retorikës së Prishtinës”. Lista Serbe ka deklaruar se gjatë ditëve të fundit nuk ka dashur të përfshihet në polemika me përfaqësuesit e Listës Studentore, duke qenë e vetëdijshme për “përgjegjësinë që ka ndaj popullit serb në Kosovë”. Më tej në reagim Lista Serbe tha se duhet “kujtuar” që janë deputetët e saj janë ata që mund të pengojnë ndryshimet në Kushtetutën e Kosovës, përfshirë edhe “bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”. “Përmes përfaqësuesve të saj të zgjedhur në mënyrë demokratike në dhjetë komunat me shumicë serbe dhe nëntë deputetëve në Kuvendin e Prishtinës, Lista Serbe do të vazhdojë t’i shfrytëzojë të gjithë mekanizmat institucionalë dhe politikë në dispozicion, për të mbrojtur interesat e popullit tonë’, thuhet më tej në reagim. Lista serbe premtin se nuk do te heqë dorë nga lufta për të drejtat e popullit serb, ruajtjen e institucioneve serbe, çdo vendi të punës, çdo përfitimi social dhe sigurimin e kushteve për mbijetesën e popullit serb në Kosovë.

Top News- ‘Nuk do të bashkëpunojmë’/ Lista Serbe kundër studentëve: Retorika si e Prishtinës
12/11 18:30
Top Channel/ Kryemadhi pas gjyqit: Kam mesazhin e ambasadorit, ja kush përfshihet në çështjen tonë
12/11 18:11
Top News – Nafta e Putinit ‘endet’ në oqeane / Asnjë anije në SHBA, nuk po gjejnë blerës
12/11 17:19
Top News – 13 nëntor 2026, ‘Fundi i Botës’ / Studimi i 1960-ës parashikoi apokalipsin këtë të premte
12/11 17:19
Top News – Katër emra për të pasuar Trumpin / Kryesojnë Vance, Rubio, Ossoff dhe Buttigieg
12/11 17:19
Top News- Marrëveshjet e Serbisë me Kosovën/ Lista Studentore paralajmëron rishikimin e ujdive
12/11 17:11
Top News – Lidhja jashtëmartesore me spiunen kineze/ Jep dorëheqjen shefi i NVIDIA-s, Jensen Huang
12/11 17:10
Top News – Pronat në qytet çmimi si në fshat. Durrës, miratohet vendimi për shpronësimet
12/11 17:04
Top Channel/ Katër orë në pyetje, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit në Fier
12/11 16:43
Top News – ‘SPAK është ndikuar nga Yuri Kim’/ Meta akuza në Gjkko-më kërcënuan 5 ambasada
12/11 16:41
Top News – Profili i kandidatëve për kryetarë/ Berisha udhëzon anëtarësinë për zgjedhjet e 9 majit
12/11 16:35
Top Channel/ Me 2 kallashë e 1 armë terrorizojnë lagjen e dhunojnë burrin në Shkodër, pamje të rënda
12/11 16:13
Top Channel/ 35 vite Shoqata Tirana. “Nderi i Kombit” feston përvjetorin
12/11 15:44
Top Channel/ 250 vende të lira në ushtri. Fushata e rekrutimit mbërrin në Gjirokastër
12/11 15:42
Top Channel/ 17-vjeçari arrestohet për shpërthimin e tritolit në makinën e punonjëses së bashkisë
12/11 15:42
Top Channel/ Bllokohen lodra dhe ushqime. Dogana ndalon 156 mijë njësi ushqimesh dhe lodrash
12/11 15:40
Top News – Tjetërsoi pronat te Kadastra, pastaj u bë drejtor spitali, arrestohet Arben Voja në Fier
12/11 15:36
Top News- Bllokuan bulevardin dhe rrugët/ Policia gjobë administrative 26 protestuesve
12/11 15:31
Top News – Rama nga Dublini/ Samiti I Natos në Tiranë dhe protestat ne Shqipëri
12/11 15:28
Top Channel/ Rama: Udhëheq Shqipërinë në BE. Mohon marrëveshjen për Sazanin
12/11 15:09