Rreth orës 17:15, në kryqëzimin e Rrilës në Lezhë, një automjet ka përplasur një këmbësore rreth 78 vjeçe. E moshuara është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia njoftoi paraprakisht se në timonin e mjetit ishte 30-vjeçari me inicialet N. P., ndërsa këmbësorja e aksidentuar është P. K.
Të lidhura
None found
Për drejtuesin e automjetit kanë nisur veprimet procedurale. Grupi hetimor po heton për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.








