• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kërkojmë informacione nga Departamenti i Drejtësisë”- Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni!

by A. Q
12/11/2026 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monika Kryemadhi tha sot se ishte ajo që negocioi kontratën e lobimit të LSI-së me kompaninë amerikane GSIS dhe se Ilir Meta nuk kishte dijeni për veprimet e kryera.

Pas seancës në Gjykatën e Posaçme, ku paraqiti kundërshtimet ndaj provave të SPAK-ut, ish-deputetja deklaroi se kontratën e firmosi Petrit Vasili, ndërsa tri faturat e LSI-së i pagoi Luan Rama si sekretar i përgjithshëm i partisë.

Ajo kundërshtoi pretendimin e prokurorisë se pagesat e kompanisë Unifi ndaj GSIS-it ishin bërë për llogari të LSI-së dhe kërkoi që Bank of America të dorëzonte faturat përkatëse.

Pyetje: Na thoni çfarë pretenduat sot për episodin e fundit të lobimit?

Sot, për episodin e fundit të lobimit, unë pretendova se prokuroria hamendëson që faturat që kompania Unifi i ka paguar kompanisë së lobimit GSIS janë paguar për llogari të LSI-së. Por, kur sheh pasqyrën bankare që ka ardhur me letërporosi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezulton se fatura që organi i akuzës, pra SPAK-u, pretendon se është për LSI-në, nuk ka të njëjtin numër me faturën që kompania Unifi i ka paguar GSIS-it.

Çfarë do të thotë kjo? E shpjegova edhe në sallën e gjyqit. Nëse unë dhe Fation Gjini paguajmë të dy energjinë elektrike te OSHEE-ja, kjo nuk do të thotë që Fationi e ka paguar energjinë për mua. Fationi ka faturën e vet, Monika ka faturën e vet. Fation Gjini mund ta paguajë edhe energjinë për mua, por atëherë thotë: “Unë po paguaj 2.000 apo 3.000 lekë për energjinë elektrike të Monika Kryemadhit.” Ndërkohë, fatura së cilës i referohet SPAK-u nuk ka asnjë të dhënë që e lidh me LSI-në. Është një faturë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me numër 12-shifror, ndërsa faturat e LSI-së kanë numra katërshifrorë.

Pyetje: Cilët dëshmitarë kërkuat të thirren?

Së pari, kemi kërkuar që, me letërporosi, t’i kërkohet informacion Departamentit Amerikan të Drejtësisë për deklarimet që GSIS ka bërë në regjistrin zyrtar të FARA-s. Pra, kush është personi që i ka bërë këto deklarime?

Së dyti, kërkojmë që Bank of America të sjellë faturat që pretendohet se janë paguar nga kompania Unifi. Nuk mund të sjellësh thjesht një pasqyrë bankare, sepse në pasqyrën bankare të GSIS-it figuron edhe Parlamenti meksikan. Kjo s’do të thotë që Parlamenti meksikan ka paguar GSIS-in për llogari të LSI-së. Me çfarë cilësie dhe me çfarë të dhënash i ka lëshuar GSIS-i këto fatura? Për shpenzimet administrative mbi 1.000 dollarë, kontrata parashikonte që ato të miratoheshin nga LSI-ja. GSIS-i duhet të paraqesë autorizimin e dhënë nga LSI-ja.

Kemi kërkuar të thirret si dëshmitar edhe Dennis Burke, përfaqësuesi i GSIS-it që erdhi në Shqipëri për reformën në drejtësi. Nëse e mbani mend, ishte periudha e nenit 88, për të cilin nuk po arrihej dakordësia me Partinë Demokratike. Ai është takuar me ambasadorin amerikan të asaj kohe, Donald Lu, me Fatmir Xhafajn, që drejtonte komisionin e reformës në drejtësi, si dhe me Lulzim Bashën dhe Edi Ramën. Ai duhet të vijë të tregojë për çfarë ishin këto takime, sepse kontrata e lobimit për të cilën flasim kishte të bënte vetëm me reformën në drejtësi në atë kohë.

Kërkojmë gjithashtu të pyetet presidenti aktual i GSIS-it nëse ka dijeni për veprimet financiare që ka firmosur dhe për deklarimet që ka bërë në përgjigje të letërporosisë.

Pyetje: Zonja Kryemadhi, Meta deklaroi në gjykatë se, nëse ka bërë ndonjë shkelje në këtë pikë, e ka bërë përmes jush. Ai ju përmendi në lidhje me rolin tuaj në strukturat e LSI-së. Keni një koment?

Ai më përmendi në aspektin politik dhe organizativ. Unë isha sekretare organizative. Në kontratën së cilës i referohet organi i akuzës nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës dhe, për këtë kontratë, nuk ka asnjë komunikim të tij me GSIS-in. Ilir Meta ka vetëm dy komunikime me ta. Njëri lidhet me ardhjen e ish-prokurorit Dennis Burke, përfaqësues i GSIS-it, në qershor të vitit 2016 për reformën në drejtësi. Tjetri lidhet me një takim që mund të jetë zhvilluar në shkurt të po atij viti.

Kontrata është firmosur nga Petrit Vasili. Negociatat me kompaninë i kam bërë unë, ndërsa tri faturat e LSI-së i ka paguar sekretari i përgjithshëm, Luan Rama. Në këtë kontekst, për hir të së vërtetës, Ilir Meta nuk ka pasur komunikim për kontratën dhe nuk ka pasur dijeni për çfarë kemi bërë ne.

Nëse kthehemi pas në kohë, Partia Demokratike nuk kishte komunikim me ambasadën amerikane. Ambasada amerikane dhe zoti Lulzim Basha nuk komunikonin. Ne na duhej një ndërmjetësues mes ambasadës amerikane dhe Partisë Demokratike për të arritur një votim me konsensus të reformës në drejtësi.

Ilir Meta ka zhvilluar një takim në janar të vitit 2016 me ambasadorin William Brownfield, zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili i kërkoi që reforma në drejtësi të votohej me konsensus. Në atë kohë, nëse e mbani mend, Rama nisi negociatat për blerjen e nëntë deputetëve të Partisë Demokratike, që ndryshimet kushtetuese të miratoheshin me vota të blera. Kjo u kundërshtua si nga kryetari i atëhershëm i Kuvendit, zoti Meta, ashtu edhe nga ambasadori Brownfield.

Pyetje: Kur po shpjegonit çështjen e përgjigjeve nga SHBA-ja, thatë, po ju citoj, “Ndërkohë, burri i botës ishte në burg”. E kishit fjalën për Metën?

Po, patjetër. Nëse hetimi për lobimin dhe për gjithë dosjen vazhdonte ende, si mund të çohej çështja për gjykim? Nëse dosja ka vajtur në gjykatë më 28 gusht dhe ti vazhdon të marrësh dëshmi e përgjigje… Prokuroria mund të pretendojë se kërkesën për letërporosi e ka bërë në korrik të vitit 2024. “Burri i botës” është thjesht një shprehje shqiptare. Për mua tani është i botës. Nuk është i imi, është i Partisë së Lirisë.

Pyetje: Zonja Kryemadhi, Meta u ndal në dy pika. Së pari, tha se një grup ndërkombëtarësh, mes tyre McGonigal dhe ish-ambasadorja amerikane, kanë krijuar dosjen kundër tij. Së dyti, tha se është kërcënuar për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. A keni qenë në dijeni?

Patjetër që kam qenë në dijeni. Për çështjen e Gjykatës Kushtetuese, jam unë që ia kam përcjellë zotit Meta mesazhin e një ambasadori të një vendi të Bashkimit Europian. Për hir të së vërtetës, mund të pyesni zotin Vasili. Ai i thotë: “Lëre këtë zonjën të kalojë, se pastaj diskutojmë me Ramën që të vendosim zonjën Xhaferllari.” Madje, unë e kam mesazhin.

Në atë kohë isha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare dhe po bisedoja me zotin Vasili. Ai më pyeti: “More vesh çfarë ka ndodhur? I kanë çuar këtë mesazh. Çfarë thua t’i them?” Unë komunikova drejtpërdrejt me personat përkatës në Departamentin e Shtetit dhe i vura në dijeni për mesazhin.

Ishte thënë se ambasada amerikane, ajo britanike dhe, më duket, edhe ajo gjermane do të dilnin me një deklaratë në favor të zonjës Arta Vorpsi. Pastaj Meta mund të bënte një marrëveshje me Ramën që, kur të vinin tre propozimet e tjera nga Gjykata e Lartë, Marsida Xhaferllari të përfshihej në atë treshe, ose diçka e tillë.

Meta sigurisht që s’mund ta pranonte këtë. Pasi u vunë në dijeni institucionet amerikane, që kishin mbështetur reformën në drejtësi, zgjedhja u bë sipas rendit kushtetues. Pra, u ushtrua presion duke përdorur instrumentet e ambasadave që vepronin në Shqipëri. Për këtë mesazh e kam informuar unë Departamentin e Shtetit.

Sa i përket Yuri Kim, po, është e vërtetë që Yuri Kim është e përfshirë në çështjen tonë të lobimit. Letërporosia ka ardhur në vitin 2024, në periudhën e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka ardhur vetëm një pasqyrë bankare, pa shpjeguar se për çfarë i ka bërë pagesat Monika Kryemadhi. Të gjithë bëjmë pagesa.

Para 15 vjetësh mund të mos na kërkonin gjëra të tilla, por sot, edhe kur bëj një pagesë nga aplikacioni i bankës, më kërkon faturën elektronike ose foton e dokumentit. Kështu që, sipas meje, ideja është: “Hajde ta mbajmë sa më gjatë brenda, se pastaj flasim.”

Monika Kryemadhi: Shumë faleminderit. Nuk e di nëse isha e qartë për ju. Unë do t’ju jap tani gjithë dokumentacionin që kam për fibrën optike, interkoneksionin, ligjin e minierave dhe analizën financiare. Sot, për shembull, i përmenda prokurorit një fakt.

Gjyqtari më pyeti pse po kërkoja të flisja për lobimin. I thashë se edhe përmendja e të ardhurave financiare në vitet e gabuara, qoftë në mënyrë të njëanshme, qoftë për shkak të një lapsusi, ka krijuar perceptime të gabuara në akuzë dhe në procesin gjyqësor. Ju faleminderit shumë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kërkojmë informacione nga Departamenti i Drejtësisë”- Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni!

“Kërkojmë informacione nga Departamenti i Drejtësisë”- Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni!

November 12, 2026
“Po s’u nda nga Berisha, PD nuk ka të ardhme”- Spaho: E destinuar të dështojë, po vuan atë që ka gatuar vetë! Po ndjen riskun e humbjes së…

“Po s’u nda nga Berisha, PD nuk ka të ardhme”- Spaho: E destinuar të dështojë, po vuan atë që ka gatuar vetë! Po ndjen riskun e humbjes së…

November 12, 2026
Korçë, 4 drejtues automjetesh të arrestuar nga Rrugorja dhe mbi 1100 gjoba në një javë!

Korçë, 4 drejtues automjetesh të arrestuar nga Rrugorja dhe mbi 1100 gjoba në një javë!

November 12, 2026
Putin refuzon kompromiset territoriale dhe kundërshton trupat paqeruajtëse në Ukrainë: Evropa të vendosë për luftë apo paqe!

Putin refuzon kompromiset territoriale dhe kundërshton trupat paqeruajtëse në Ukrainë: Evropa të vendosë për luftë apo paqe!

November 12, 2026
PS ka vendosur kufi pritjeje 30 nëntorin për Reformën, Gjiknuri thirrje PD-së: Flasim më vonë për sistemin, të kalojmë ndryshimet për vendoret!

PS ka vendosur kufi pritjeje 30 nëntorin për Reformën, Gjiknuri thirrje PD-së: Flasim më vonë për sistemin, të kalojmë ndryshimet për vendoret!

November 12, 2026
Zjarr i madh pranë Paraburgimit të Vlorës, rrezikohen edhe banesat përreth! Aksion për shuarjen e flakëve, dyshohet se…

Zjarr i madh pranë Paraburgimit të Vlorës, rrezikohen edhe banesat përreth! Aksion për shuarjen e flakëve, dyshohet se…

November 12, 2026
Ligji për Specialen në Kuvend, partitë me qëndrime të ndryshme, votimi shtyhet për të premten

Ligji për Specialen në Kuvend, partitë me qëndrime të ndryshme, votimi shtyhet për të premten

November 12, 2026
Kostoja e jetesës, Kuvendi miraton ligjin për strehimin e përballueshëm! Manja: Kush është shumicë e përcakton kutia e votimit!

Kostoja e jetesës, Kuvendi miraton ligjin për strehimin e përballueshëm! Manja: Kush është shumicë e përcakton kutia e votimit!

November 12, 2026
Kinemaja në zi, ndahet papritur nga jeta në moshën 62-vjeçare aktori i njohur! Kolegu zbulon telefonatën e fundit me të

Kinemaja në zi, ndahet papritur nga jeta në moshën 62-vjeçare aktori i njohur! Kolegu zbulon telefonatën e fundit me të

November 12, 2026
Moti i keq/ Porti i Durrësit njofton pasagjerët për pezullim të lundrimeve: Shtyhen oraret për udhëtimin Durrës-Bari, ja kur do bëhen!

Moti i keq/ Porti i Durrësit njofton pasagjerët për pezullim të lundrimeve: Shtyhen oraret për udhëtimin Durrës-Bari, ja kur do bëhen!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In