E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Përfundon takimi me Putinin, të dërguarit e Trump udhëtojnë drejt Zelenskyt

Të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner janë larguar nga Kremlini, pas bisedimeve që zhvilluan me presidentin rus, Vladimir Putin, lidhur me çështjen e Ukrainës.

Largimi i tyre u konstatua këtë të enjte nga një gazetar i Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP), i cili ndodhej në Moskë.

Pas takimit me kreun e Kremlinit, dy përfaqësuesit amerikanë pritet të udhëtojnë drejt Dublinit, në Irlandë, ku do të zhvillojnë një takim me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Këto kontakte diplomatike zhvillohen një ditë pas negociatave të mbajtura të martën dhe të mërkurën në Abu Dhabi, të cilat shënuan bisedimet e para të drejtpërdrejta mes Kievit dhe Moskës që prej muajit shkurt.

Zhvillimet e fundit diplomatike vijnë në një moment të rëndësishëm për përpjekjet ndërkombëtare për gjetjen e një zgjidhjeje për luftën në Ukrainë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.