Kombëtarja e Kosovës zhvilloi sot në stadiumin “Fadil Vokrri” një tjetër seancë stërvitore intensive, në përgatitje për ndeshjen ndaj Izraelit.
Përzgjedhësi Franco Foda punoi me futbollistët në aspektin taktik, organizimin e lojës dhe detajet që synojnë ta përgatisin ekipin sa më mirë për sfidën e ardhshme.
Të lidhura
None found
Në stërvitje nuk mori pjesë anësori i Amedsporit, Ermal Krasniqi, për shkak të shqetësimeve muskulore. Ai po ndiqet nga stafi mjekësor i Kombëtares dhe, sipas FFK-së, gjendja e tij do të vlerësohet pas ekzaminimeve mjekësore.
Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit do të luhet të shtunën, në orën 15:00, në Prishtinë.







