Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

12 Nëntor 2026 | 16:45

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar shtetasit amerikanë që ndodhen në Kosovë për protesta që po zhvillohen në Prishtinë dhe që pritet të vazhdojnë edhe gjatë javëve të ardhshme.

Në njoftimin e publikuar të enjten, më 12 nëntor, Ambasada bën të ditur se pjesëmarrësit në protesta pritet të mblidhen kryesisht në qendër të kryeqytetit, ndërsa tubimet mund të zgjerohen me shpejtësi edhe në zonat përreth, pa paralajmërim të mjaftueshëm.

Sipas Ambasadës, protestat dhe tubimet e mëdha mund të nisin në mënyrë paqësore, “por të përshkallëzohen shpejt pa paralajmërim, duke shkaktuar pengesa në trafik, në shërbime dhe, në disa raste, mbyllje të rrugëve”.“Personeli i Ambasadës në Prishtinë gjithmonë këshillohet që të shmangë protestat dhe tubimet e mëdha”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ambasadës.

Ambasada paralajmëron se në orët para dhe gjatë protestave mund të ketë shtim të pranisë policore, mbyllje të rrugëve, devijime të qarkullimit dhe vështirësi në trafik.

Qytetarëve që ndodhen pranë zonave ku zhvillohen protestat u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i japin përparësi sigurisë personale.

Mes rekomandimeve është edhe përcjellja e mediave lokale për informacione të përditësuara, por edhe përditësimet e vetë Ambasadës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mungesa e deputetëve shtyn seancën e Kuvendit të Kosovës për nesër, Haxhiu: Nuk mund të pres deri në pafundësi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu e ka shtyrë për të premten vazhdimin e seancës plenare për shkak të mungesës së deputetëve. Vetëm më...
14:48 | 12/11/2026

Kurti kërkon nga Irlanda mbështetje për integrimin e Kosovës në BE dhe NATO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar mbështetjen e Irlandës për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi fillimisht duhet...
14:30 | 12/11/2026

Ligji i ri për Dhomat e Specializuara, çfarë ndryshon dhe çfarë pritet të ndodhë me rastet në Hagë?

Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar mocionin për përfshirjen e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në rendin e ditës...
12:27 | 12/11/2026