Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar se për shkak të motit të keq, nisjet e trageteve drejt Italisë, të planifikuara për mbrëmjen e sotme në orën 22:00, do të shtyhen për nesër, në orën 08:00. Nryshimi i orarit vlen për linjat Durrës-Bari dhe anasjelltas.
Gjithashtu në njoftim thuhet se procesi i check-in dhe imbarkimit të pasagjerëve dhe automjeteve do të zhvillohet normalisht gjatë ditës së sotme, sipas orareve dhe procedurave të parashikuara. Udhëtarët duhet të paraqiten për imbarkim sipas orarit të përcaktuar, pa ndryshime, ndërkohë për më shumë informacion, pasagjerët mund t’u drejtohen agjencive përkatëse të trageteve ose të vizitojnë faqen zyrtare të Autoritetit Portual Durrës.
“Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe bazuar në njoftimin e kompanive të lundrimit, nisjet e planifikuara për mbrëmjen e sotme(dt 12.11.2026), në orën 22:00, do të shtyhen për nesër, më datë 13.11.2026, në orën 08:00.
Ndryshimi i orarit vlen për:
F/B RIGEL VII, në linjën Durrës–Bari;
F/B RIGEL III, në linjën Bari–Durrës.
Procesi i check-in dhe imbarkimit të pasagjerëve dhe automjeteve do të zhvillohet normalisht gjatë ditës së sotme, sipas orareve dhe procedurave të parashikuara.
Udhëtarët duhet të paraqiten për imbarkim sipas orarit të përcaktuar, pa ndryshime.
Për më shumë informacion, pasagjerët mund t’u drejtohen agjencive përkatëse të trageteve ose të vizitojnë faqen zyrtare të Autoritetit Portual Durrës“- thuhet në njoftim.














