E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tjetërsimi i pronës në Fier, detaje nga arrestimi i drejtorit të spitalit, në pranga edhe punonjës të Kadastrës

Detaje të reja janë mësuar nga aksioni që u zhvillua ditën e sotme në Fier.

Mes personave ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për çështjen e tjetërsimit të pronës në Fier janë Dilaver Shyti, ish-kreu i Njësisë Administrative Dërmenas, dy punonjësit  e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Fier, Fjorelo Bida dhe Arbina Jaupaj, si dhe noterja Anila Haxhiu.

E njëjta masë sigurie është caktuar edhe për Arben Vojën, aktualisht drejtor i Spitalit Rajonal të Fierit, i cili më herët ka drejtuar zyrën e Kadastrës në këtë qytet.

Sipas dyshimeve të hetimit, gjatë periudhës kur Voja drejtonte Kadastrën, prona në fjalë , 44 mijẽ metēr katror , është tjetërsuar nga tokë shtetërore në pronë private dhe më pas u është shitur investitorëve të një projekti fotovoltaik, me qëllim përfitimin financiar.

Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë mekanizmin e tjetërsimit të pronës, si dhe rolin dhe përgjegjësinë e secilit prej personave të përfshirë në këtë çështje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.