Kryetari i Gjykatës Administrative takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për bashkëpunimin dhe sfidat e institucionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Gjykatës Administrative takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për bashkëpunimin dhe sfidat e institucionit

    Insajderi
    12 November 2026 - 13:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Gjykatës Administrative të Kosovës, Kreshnik Kaçiu, ka pritur në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.

    Gjatë takimit u diskutua për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Administrative, sfidat me të cilat përballet ky institucion i ri, si dhe rolin e tij në trajtimin e çështjeve nga fusha e drejtësisë administrative.

    Kryetari Kaçiu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, duke vënë në pah prioritetet dhe angazhimin e Gjykatës për përmbushjen e mandatit të saj.

    Nga ana tjetër, shefi i EULEX-it, Antero Lopes, e vlerësoi themelimin e Gjykatës Administrative si një vendim të nevojshëm për Kosovën dhe shprehu gatishmërinë e misionit evropian për të mbështetur punën e këtij institucioni.

    Në fund të takimit, të dyja palët shprehën gatishmërinë për vazhdimin e komunikimit dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen, në përputhje me mandatet dhe kompetencat përkatëse.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark