Gjest fantastik nga Diomandé, sulmuesi i Realit u jep para tifozëve në Bregun e Fildishtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjest fantastik nga Diomandé, sulmuesi i Realit u jep para tifozëve në Bregun e Fildishtë

    Insajderi
    12 November 2026 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Yan Diomandé e ka tërhequr vëmendjen jo vetëm me paraqitjet në fushë, por edhe me një gjest human gjatë grumbullimit të Kombëtares së Bregut të Fildishtë.

    Sulmuesi i Real Madridit është filmuar duke shpërndarë para për tifozët e rinj që kishin shkuar për të ndjekur stërvitjen e përfaqësueses së tyre, shkruan “SOOFOOT”, përcjell “Gazeta Express”.

    Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet 19-vjeçari duke iu afruar tifozëve dhe duke u dhuruar para.

    Njëri prej tyre ka treguar se Diomandé i kishte dhënë edhe ushqim, një shportë me fruta dhe 10 mijë franga CFA, që vlejnë rreth 15 euro.

    Ky veprim është pritur me shumë simpati nga tifozët, të cilët e kanë vlerësuar afërsinë e futbollistit me bashkëkombësit e tij.

    Diomandé po kalon një periudhë shumë të mirë në karrierë dhe është kthyer në një prej emrave të rinj më të komentuar të futbollit afrikan.

    Ai ndodhet me kombëtaren për dy përballjet ndaj Gambisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Afrikës 2027.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark